Zjarrvëniet/ Balla takim me kreun e ILD-së, i shpreh shqetësimin për gjyqtarët: Japin vendime të lehta për piromanët dhe ata me armë pa leje

2 Gusht 2023, 10:22| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 11:06

  • Share

Pas shqetësimeve të kryeministrit Edi Rama mbi punën e magjistratëve në rrethe, të cilët sipas tij kanë një qasje skandalozet në ndëshkimin e zjarrvënësve, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me kreun e ILD Artur Metani.

Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metani shqetësime, lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënies.

Gjithashtu Balla shprehu shqetësimin e tij lidhur me shmangien në disa raste të ndërshkimeve të ashpra në rastet e armë-mbajtjes pa leje.

Nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Metani u shpreh angazhimi maksimal i verifikimit të rasteve të tilla, si dhe trajtimi i tyre me prioritet. Metani garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit në fuqi dhe se cdo proces do të zhvillohet në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Ministri i Brendshëm bashkëndanë vullnetin e dy institucioneve që drejtojnë, për rritjen e bashkëpunimit, duke theksuar nevojën për shkëmbimin e informacioneve apo të dhënave në rrugë zyrtare, mbi sjellje apo vendimmarrje konkrete të magjistratëve, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore dhe duhet të trajtohen nga ana e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2023 00:17

    Z.Balla,/Shqiptarja/para disa ditesh dha nje rast hajdutesh shtepish,te dy te denuar me pare per vrasje.Njeri prej tyre A.Goxhaj,kishte vrare nje person ne 2014 ne Tirane;ne 2023,pra pas 9 vitesh ( supozojme qe eshte liruar kete vit,por mund te jete liruar dhe me heret)arrestohet per vjedhje.Denimi per nje arsonist qenka 15 vjet sipas Rames,per armembajtje pa leje,nuk me kujtohet,por duhet te jete me shume se 7 vjet,ne mos gaboj.Tani si shpjegohet qe na u ankoke per denime te lehta qe u jepen zjarrvenesve e armembajtesve pa leje,kur ti ke vrases qe normalisht duhet te denoheshin me burgim te perjetshem,ose minimumi 35 vjet burg pa falje e ulje,qe jo vetem po denohen shume me pak se keta per te cilet po ankohesh,por kane guximin e pafytyre e bejne krime te tjera se e dine se kur nuk e denuan sic duhet per vrasje,do te denohen per cikerima si vjedhje,arme e zjarr?!Z.minister,ankohu per denimet e lehta qe japin per vrasje,jo per keto.Kur t'a shohin qe ligji vepron ashper per krime me te renda,ndoshta do te stepen keta kriminelet e vegjel se do t'a shohin qe nuk ka me shaka me ligjin.

    Përgjigju
  • Ild: 02/08/2023 14:33

    Kur do te marre fund nderhyrja e ekzekutivit ne gjyqesor???!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?