Bashkëpunimi me PD në zgjedhjet e 25 prillit, Gjosha: LSI duhet të dalë me logon e saj

12 Tetor 2020, 22:16| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 22:33

  • Share

E ftuar në '5 pyetje nga Babaramo', ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka folur mbi mënyrat e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. E pyetur në  lidhje me mënyrën sesi do të dilet në zgjedhje Gjosha u shpreh se për të, LSI duhet të dalë me logon e saj për te mos humbur identitetin dhe zgjedhësit e saj.

Babaramo: Po këmbëngul të marrëdhënia juaj më Partinë Demokratike. Të dyja palët keni deklaruar se do të jeni në opozitë me Ramën në zgjedhjet e 25 prillit, po formën e bashkëpunimit a e keni kristalizuar si do jetë? Do dilni bashkë apo të vetëm në zgjedhje?

Gjosha: Personalisht jam që LSI të ketë logon e saj në zgjedhjet e ardhshme, është e rëndësishme që të mos humbasë emrin, identitetin, sepse zgjedhësit tanë patjetër që do ta kërkonin emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fletën e votimit. Aq më tepër që do të ketë edhe kandidatura përkatëse me emra, ndaj personalisht do të isha për këtë gjë. Por, kjo është diçka që do të vendoset në ditët në vijim, në bashkëpunim edhe me palën tjetër sigurisht.


Lajmi kryesor:

A do ketë koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Gjosha në Report Tv: Do ishte vetëvrasje për Bashën


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?