Kamioni në të cilën u gjetën 101 kg kanabis në Koçë

Bashkëpunoi me dy punonjësit e kompanisë private në Korçë për trafikimin e 101 kg kanabis drejt Turqisë, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

5 Gusht 2022, 12:14| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 12:38

  • Share

KORÇË- Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari me Edison Koçi, i cili ishte i shpallur në kërkim, si personi i përfshirë në tentativën për trafikimin 101 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar tashmë, Mico Rexhepisin dhe Arben Markun, të cilët tentuan  të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.

33-vjeçari nga Xhafzotaj  u ndalua në zbatim të urdhrit të datës 04.08.2022, të nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u ndaluan dy persona, 58-vjeçari Mico Rexhepis dhe 45-vjeçari Arben Marku, të cilët me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg kanabis.

Ndërkohë, shkon në 26 numri i të ndaluarve gjatë njëmbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.Nga ana e Policisë po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?