Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, 3 infermieret dhe pastruesja e COVID kërkojnë lirinë

19 Shkurt 2021, 10:18| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 15:35

  • Share

TIRANË- Tre infermieret dhe një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të lëna në arrest me burg për 40 ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë, kërkojnë lirinë.

Infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.  

Ato u lanë në burg me afat 45 ditë, pasi në argumentin e dhënë nga gjyqtarja Rexhina Merlika nuk ka material mjaftueshëm për ta ndarë nëse bëhet fjalë për korrupsion apo shpërblim me dëshirë. Nisur nga kjo, gjyqtarja dha detyra të rëndësishme për Prokurorinë: A kishin dijeni kryeinfermjerët dhe mjekët? Cila është përgjegjësia e tyre kur një shërbim publik jepej me lekë në një spital shtetëror?

Në seancën gjyqësore të zhvilluar pak ditë më parë, u vu në pah edhe një detaj i rëndësishëm, ku 3 infermierët dhe sanitarja i kishin fshirë bisedat me Tiren, duke shtuar dyshimet se janë bashkëpunaur me të. E për pasojë, mdër të tjera gjyqtarja kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të mesazheve që të akuzuarat kanë fshirë sapo mësuan arrestimin e koleges së tyre Tire Alldervishi.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuloi se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga. Vajza e pacientes Liljana Kalemi denoncoi në media se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishi, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

1613735542_16137266211612801330SidorelaelaMiraBushiSheqerijeKociRukijeHoxhaj.jpg

Sidorela Çela, Mira Bushi, Sheqerije Koci dhe Rukije Hoxhaj

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?