Bashkëshorti investitor strategjik? Xhaçka: Furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin

11 Prill, 12:50| Përditesimi: 11 Prill, 13:25

  • Share

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka thotë se nuk ka përfituar asnjë qindarkë shteti dhe se nuk është në konflikt interesi, pasi nuk thuhet askund që është e ndaluar që familjarët te merren me biznes. Xhaçka tha se emri i saj është futur si derri në thes nga linçuesit që përdorin lirinë për të akuzuar këdo që mundet. Xhaçka tha se kjo është furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin.

'Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet. 

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen. 

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden. 

Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjeret. Zero! Dhe e dini çfarë eshte perfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk eshte e njejta gje me statusin e shumeperfolur te investitorit strategjik), pra perfitimi qe sidoqofte ne cdo rast, ligjerisht, nuk i atribuohet fare drejtperdrejte bashkeshortit tim per nje investim ne hoteleri qe kurre mos u befte pas gjithe kesaj balte te pamerituar qe solli ne jeten tone, por kompanise, e cila ne nje te ardhme do te menaxhoje aktivitetin? Vetem e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njeres nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra te nxjerre shezlonet ne plazh. Dhe e theksoj: Per të drejtën e përdorimit te plazhit per klientet e hotelit, jo te perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare sic ndodh ligjerisht, ne plot pjese te segmentit bregdetar! Dhe jo tani, po kur te realizohet investimi qe s.eshte realizuar, kur te lidhet kontrata me te njejtat kushte e tarifa si gjithe te tjeret, qe u takon me ligj turizmi jo me status, qe nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet te vere shezlonet ne plazh kur investimi te kete perfunduar, kushedi se kur…

Deti dhe plazhet jane pasuri kombetare e shteterore te paperfitueshme nga askush dhe mundet vetem te perdorem, ashtu sic perdorim cdo prone publike. T’u thuash njerezve qe Olta Xhacka ju mori plazhin do te thote te tallesh me ta, do te thote te tallesh me statusin e deputetit, te opinionistit, te kronistit apo edhe thjesht te homo sapiensit. 

E marr me mend qe duhet te kete plot nga ata qe po me degjojne, qe pas gjithe hatave, gjemave e bemave qe kane degjuar, e kane te veshtire ne mos te pamundur ta besojne se kaq eshte kjo histori. Nje furtune ne goten e rakise politike te atyre qe pasi u dehen nga pushteti, pasi vrane njerez e shkaterruan prona shteterore, zaptuan prona private e perfituan cfare nuk perfituan, sot jane ne fazen e terbimit nga dalja e rakise.

Por fatmiresisht dhe fatkeqesisht, kaq eshte e gjitha!'- tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?