Rute Cardoso dhe Diogo Jota në hapjen e dasmës (22 qershor)

Sport

Bashkëshortja e Diogo Jotës publikon pamje emocionuese: Një muaj nga 'derisa vdekja të na ndajë'

23 Korrik, 12:48| Përditesimi: 23 Korrik, 12:52

  • Share

Rute Cardoso, bashkëshortja e të ndjerit Diogo Jota ka reaguar për herë të parë në kanalet e komunikimit pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të Liverpool. Cardoso zgjodhi datën 22 korrik, që përkon me një mujorin e martesës së saj me Diogon, por që fatkeqësisht rrugët u ndanë shumë herët duke lënë tre fëmijë pa baba.

Cardoso ka publikuar disa foto nga dasma me Jotën, duke bërë një dedikim të ndjerë. Një muaj nga"derisa vdekja të na ndajë", shkruan ajo.

Vdekja e Diogos me të vëllanë tronditi botën e futbollit. Mijëra tifozë dhe kolegë shprehën ngushëllime, ndërsa Liverpooli nderoi kujtimin e tij duke tërhequr fanellën me numrin 20 dhe duke organizuar një miqësore emocionale në nder të tij.

Para fillimit të ndeshjes, stadiumi u mbush me tingujt e “You’ll Never Walk Alone” dhe një minutë heshtje u mbajt për Jotën dhe të vëllanë. Diogo Jota la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e fansave dhe miqve në mbarë botën.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?