Vanessa dhe Kobe Bryant

Bashkëshortja e Kobe Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterëve, kërkon qindra miliona $ si dëmshpërblim

10 Qershor 2020, 22:51| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 22:54

  • Share

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa kërkon dëmshpërblim për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant. Vanessa kërkon qindra miliona dollarë  në një procesi gjyqësor kundër kompanisë së helikopterëve.

Vanessa fajëson pilotin Ara Zobayan, i cili ndërroi jetë së bashku me Kobe dhe vajzën e tij Gianna. Akuzat janë ngritur pasi ai nuk mori të dhënat e motit para se të niste helikopterin dhe se nuk anulloi fluturimin kur pa situatën.
“Si rezultat i vdekjes së Kobe Bryant dhe Gianna , Vanessa Bryant kërkon dëmshpërblim  ekonomik", shkruhet ne dokumentet e dorëzuara nga ajo.

Në dokumente gjithashtu shkruhet se piloti po udhëtonte me 180 milje në orë në mjegull.  Kujtojmë se Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij Gianna ndërruan jetë gjatë një aksidenti ajror me helikopter në Kaliforni.

Komento

Komente

  • Marius: 10/06/2020 23:37

    Po kesaj nuk i mjaftojne leket qe la pas ai

    Përgjigju
    • Bobi: 12/06/2020 12:31

      Leku shkon te leku o shok

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?