Linda Rama

Ekonomi
Top 24

Bashkëshortja e kryeministrit Rama është dorëhequr nga organet drejtuese të 'ABI Bank'

31 Janar 2019, 17:59| Përditesimi: 1 Shkurt 2019, 17:47

  • Share

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka dhënë dorëheqjen nga posti që ajo mbante në “ABI Bank”. Dorëheqja si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës është dhënë në datë 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe është miratuar nga Asambleja e bankës ne date 26 dhjetor. Së bashku me Linda Ramën është larguar edhe anëtari tjetër i këshillit, Richard Steele Lukaj.

Vendimi është publikuar në datë 9 janar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Bashkëshortja e kreut të qeverisë shqiptare e ka mbajtur postin e anëtares së Këshillit në “ABI Bank” prej tre vitesh. Ndërkohë që në herë pas here gruaja e kryeministrit ka qenë në qendër të akuzave nga opozita per postin qe mbante.

Vendimi 

Njoftimi i doreheqjes se Linda Rames nga posti ne 'ABI Bank'

 

 

/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?