Justin Bieber dhe Hailey Bieber

VIP & Spektakël

Bashkëshortja feston 25-vjetorin, Justin e uron me fjalët më të ëmbla: Të përkas ty, jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim, je mbretëresha ime

23 Nëntor 2021, 08:45| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 08:48

  • Share

Me fjalët më të ëmbla, Justin Bieber ka uruar për ditëlindjen e 25-të bashkëshorten e tij Hailey.

Të martuar prej dy vitesh, çifti shprehet shumë i dashuruar!

Urimi i plotë i Justin Bieber:

Gëzuar ditëlindjen kungulli im. Zemra ime te përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i joti,  jam shumë i bekuar të jem i joti. Ti je imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je më se e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, "happy Bursday baby" të dua deri në fund të kohës edhe pas kësaj...

Përmes postimit të tij në Instagram, Justin ka ndarë një album fotografish me Hailey.

 

2/4
J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?