Donna dhe Darren Creed

Bashkëshortja i dhuron burrit veshkën, mundësitë e përputhshmërisë ishin 1 në 22 milionë

14 Gusht 2023, 21:37| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 21:38

  • Share

Një grua i ka dhuruar veshkën burrit të saj, i cili ishte i sëmurë rëndë pasi u zbulua se probabiliteti i përputhjes ishte ‘një në 22 milionë’, raporton BBC.

Donna Creed sakrifikoi organin për bashkëshortin e saj Darren, i cili vuante nga sëmundja e veshkave policistike. Çifti po rikuperohet nga transplanti në korrik, por tha se ndërhyrja tashmë kishte transformuar jetën e tyre.

Creed, 51-vjeç, një menaxhere hoteli, tha se dhurimi i organeve ishte “dhurata më e madhe” që ajo mund t’i bënte burrit të saj.

51-vjeçarja u diagnostikua me sëmundjen e veshkave 12 vite më parë, por e menaxhoi gjendjen derisa funksioni i tij i veshkave ra në vetëm 19%, gjë që e la atë të lodhur kronikisht dhe përballë perspektivës së dializës afatgjatë.

Specialistët në Spitalin e Përgjithshëm të Leicester-it i kërkuan atij që të fillonte të kërkonte një donator dhe disa nga anëtarët e familjes së zotit Creed dolën vullnetarë për të bërë testin, por ishte gruaja e tij që doli si më e pështatshmja. 

Tashmë Creed po u kërkon të tjerëve të marrin në konsideratë dhurimin e organeve. Pas transplantimit të tij, Creed do të mbështesë anëtarët e familjes që do të marrin pjesë në sfidën ‘Three Peaks’, duke u ngjitur në tre malet më të larta të Britanisë në 24 orë, e cila do të ndodhë në muajin shtator.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?