Sociale

Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit

21 Nëntor 2024, 17:33| Përditesimi: 21 Nëntor 2024, 17:48

  • Share

Cërrik-Është festuar 72-vjetori i Bashkisë Cërrik. Bashkia organizoi në kinemanë e qytetit një aktivitet ku binin në sy pikturat, veshjet tradicionale dhe sende të vjetra.

Po ashtu në nder të 72 vjetorit u zhvillua edhe një koncert me të ftuar special, me këngë e valle.

Të pranishëm në këtë organizim ishte kryetari i Bashkisë Andis Salla dhe ministri i shtetit për pushtetin vendor Arbjan Mazniku të cilët në fjalën e tyre përshëndetëse uruan dhe shprehën mirënjohjen e tyre.

Në fund u ndanë certifikata mirënjohje për disa qytetarët të cilët kanë kontribuar në këtë qytet.

Xh.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?