Bashkia Durrës i përgjigjet Xhaferrajt: Keqardhje për katandisjen e PD, ja e vërteta për banorët e Rrushkullit

3 Shtator 2020, 17:00| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 17:04

  • Share

Bashkia e Durrësit i është kundërpërgjigjur denoncimit të kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Përmes një deklarate zyrtare, Bashkia ka sqaruar për opinionin publik se Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Kaculit thotë Bashkia e Durrësit do t'i ndërtohet shtëpia nga e para pas dëmtimit nga tërmeti.

Ndërsa banori tjetër, Fran Kola është ndihmuar me ushqime dhe do të përfitojë bonusin e rikonstruktimit të banesës.

Në deklaratën e saj, Bashkia e Durrësit shprehet se ndjen keqardhjen për katandisjen e PD-së, pasi nuk e njohin aspak këtë qytet, pasi fshati Rrushkullit ndodhet në Sukth dhe jo në Manzë.

"Në lidhje me lajmin e shpërndarë nga PD e Durrësit dhe kreu i saj Ferdinand Xhaferraj për indiferencën e bashkisë ndaj dy banorëve të Rrushkullit bashkia e Durrësit shpreh keqardhjen për baltën dhe desinformimin që vazhdon të bëjë Xhaferraj.

Në rradhë të parë z.Xhaferraj në lajmin e shpërndarë prej tij e fillon denoncimin duke thënë se dy banorët janë në fshatin Rrushkull njësia administrative Manzë. Është për të ardhur keq se ku është katandisur PD-ja e Durrësit dhe Xhaferraj që nuk dinë as se ku bie Rrushkulli dhe me sa duket nuk e njohin fare territorin e bashkisë Durrës. Sa për ti mësuar kreut të PD-së gjeografinë, Rrushkulli është në njësinë administrative Sukth. Si mund të qajë hallet e njerëzve një opozitë që nuk di as gjërat më elementare.

Xhaferraj mesa duket nuk është qartësuar akoma sepse dikur do të rregullonte cilësinë e diellit ndërsa dje një zonje që quhet Dilë i thotë Vera ndërsa sot Rrushkullin e transferon në Manzë.

Sa për pretendimin e Xhaferrajt dhe partisë së tij se Bashkia e Durrësit është indiferente ndaj banorëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola sqarojmë opinionin publik se:

Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Ai e ka përfituar bonusin e qerasë me vendim nr.9 dt.27.02.2020 të këshillit bashkiak.

Banesa e tij është klasifikuar me shkallë dëmi DS4 dhe me vendim nr.78 dt.10.08.2020 të këshillit bashkiak z.Kaculi përfiton nga granti i rindërtimit shtëpi të re. Pra banesa e tij aktuale do të shembet dhe ai do të përfitojë nga shteti një banesë të re, shumë më të mirë se më parë dhe me standarte të larta sigurie e kushte bashkëkohore.

Po kështu familja e z.Kaculi ka qenë në fokus të njësisë administrative Sukth si familje në nevojë. Nga njësia administrative ai ka marrë shumë herë ndihma të ndryshme ushqimore dhe është asistuar për çdo problem nga punonjësit e kësaj njësie.

Banori tjetër z.Fran Kola ka një banesë të klasifikuar me shkallë dëmi DS2. Z.Kola ka aplikuar në muajin korrik për të përfituar nga granti i rikonstruksionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit ai është shpallur fitues dhe do të përfitojë fondin përkatës nga ky grant. Z.Kola ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse që i hap rrugë përfitimit të grantit për riparimin e shtëpisë.

Është për të ardhur keq që PD e Durrësit dhe kreu i saj Xhaferraj janë katandisur në këtë situatë ku kërkojnë të përdorin njerëz të thjeshtë për të hedhur baltë e për të bërë politikë. Bashkia e Durrësit sqaron të gjithë opinionin publik se të gjithë qytetarët pa asnjë dallim janë në fokus të punës sonë të përditshme dhe se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. PD e Durrësit le të vazhdojë të merret me shpifje e baltë duke bërë herë pas here edhe disa gafa qesharake ndërsa bashkia e Durrësit merret me punë dhe vetëm me punë për ti shërbyer qytetarëve e për ti rikthyer normalitetin qytetit tonë që u trondit nga disa fatkeqësi", deklaron Bashkia e Durrësit.

Ora 18:52
Xhaferraj i përgjigjet Bashkisë Durrës: Po nëpërkëmbni qytetarët, pa aftësia nuk justifikohet me statuse boshe

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i ka kthyer përgjigje deklaratës së Bashkisë së Durrësit, e cila u shpreh e keqardhur për katandisjen e PD-së, e cila sipas saj nuk e njeh Durrësin.

Në kundërpërgjigje, Xhaferraj shkruan se Bashkia e Durrësit po vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.

Sipas Xhaferrajt paaftësia për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe.

"Bashkia pa kryetar e Durrrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si "Bashki Alabake", vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.

Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t'i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!

Për më shumë se 9 muaj "Bashkia Alabake" është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.

Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.

Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe", shkruan Xhaferraj.

Komento

Komente

  • ALABAKU XHAFER SIMITJA: 03/09/2020 19:42

    O albaku xhafer simitja po ti je një fundërrin që flet me gjuhën e një rugaxhi ordiner. Ti je një njeri pa taban e shum megalloman. Po ti zaten ske turp që kthehesh në politik o xhaket e kthyme ty pd të hodhi si leck jasht radhve të saj e tani të mori prap. E një njeri si ty do bëj hajër për Shqiptarët. Se ti cilsin e e Djellit e regullove o xhaferi hipolit. O mjer Shqiptarët çfar politikan hipolit si xhaferri katran kan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?