Sociale

Bashkia Durrës zhvendos tregtarët për rikonstruksionin e markatës! Shitësit në protestë: Këtu malli të prishet brenda orës, njeri nuk vjen se jemi larg

5 Korrik 2021, 21:07| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 22:40

  • Share

Rreth 350 tregtarë në Durrës nuk kanë ku të zhvillojnë aktivitetin pasi tregu agro-blegtoral po i nënshtrohet rikonstruksionit. Bashkia u ka caktuar një vend provizor, tek fusha e rërës në lagjen nr18, por tregtarët janë ngritur rishtazi në protestë pasi ky treg nuk plotëson asnjë lloj kushti, dhe më e keqja është se nuk ka blerës.

“Ne duam të rregullohet markata atje. Më mirë të thonë që rrini 2 muaj në shtëpi. Por të dalësh këtu për asnjë lloj kushti ku malli prishet dhe hidhet përdhe”, tha një tregtare.

“Këtu jemi në qiell të hapur, malli prishet brenda orës, njeri nuk të vjen se është larg”, u shpreh një tjetër.

Ata kërkojnë të pastrohet bari i fushës, të vendosen banaqet dhe tendat, të sigurohet ujë dhe tualete.

“Malli në mëshirë të fatit, janë gra e goca nuk ka as tualet as ujë”, thanë tregtarët

Punimet për rikonstruksionin e markatës së vjetër, do të zgjasin 4 muaj ndaj tregtarët kërkojnë zgjidhje nga bashkia e Durrësit pasi kanë mbetur pa punë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?