Kronikë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e hapësirave publike, Sako: Qytetarët meritojnë të lëvizin me dinjitet në rrugët tona

27 Tetor 2019, 13:11| Përditesimi: 27 Tetor 2019, 13:14

  • Share

DURRES- Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zënë  padrejtësisht nga biznese të ndryshme duke shkaktuar probleme të shumta veçanërisht për nënat me karrocë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.

Kryebashkiakja Valbona Sako ka paralajmëruar se do të merren të gjitha masat ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike, ndërsa thekson se qytetarët e Durrësit meritojnë që të jetojnë dhe të lëvizin me dinjitet në rrugët e qytetit. 

“Ndërsa përgatitemi për të festuar 75-vjetorin e Çlirimit të Durrësit, paralelisht po punohet dhe për çlirimin e hapsirave publike. Qyteti ynë po futet në stinën e festave kombëtare dhe ka nisur puna për organizimin e disa aktiviteteve për kujtimin e kontributit të atyre që dhanë jetën për çlirimin dhe pavarësine e Durrësit dhe Shqipërisë. Krahas respektit për ta, edhe ata që jetojnë në qytetin tonë meritojnë të kalojnë me dinjitet në rrugët tona. Kjo është arsyeja pse Policia Bashkiake ka nisur një aksion për verifikimin dhe marrjen e masave ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike”, shkruan kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako.

Komento

Komente

  • KIRI: 27/10/2019 22:01

    KETA NDYRESIRA NUK PO NA LENE TE ECIM NE TROTUARE,,,SHIH SI E ZEJNE RRUGEN,,,,O NDYRESIRA A MENDONI PER NJEREZIT KU DO ECIN,,,,I BEJME THIRRJE POPULLIT TE DURRESIT TE MOS HAJE ASNJE GJE NE KETE FAST-FOOD....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?