Punimet te Veliera ne Durres

Kronikë
Top 24

‘Vangjush Dako nuk ka kryer asnjë shkelje’/ Gjykata pushon hetimet për ‘Velierën’

8 Tetor 2018, 15:04| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 15:35

  • Share

DURRES-Pas më shumë se një viti gjykata e Shkallës së Parë ka pushuar hetimet për cështjen “Veliera”, pasi nuk ka konstatuar asnjë shkelje penale. Punimet u bllokuan në shkurt të vitit 2017 pas kallëzimit nga shoqëria civile. Gjykata vendosi asokohe bllokimin e punimeve deri në një vendim, që u mor sot.

Pas hetimeve, prokurori Edmond Kaloshi u shpreh sot para gjyqtarit Rexhep Bekteshi se nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga bashkia e Durrësit, ndërkohë që cështja pritet që të shkojë në Apel.

Paralelisht me procesin penal në Durrës, ka edhe një tjetër cështje të hapur te Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e cila ishte në pritje të vendimit të Shkallës së Parë në Durrës për ekspertizën nëse kishte apo shkelje.

E ndërsa ekspertët në Durrës nuk konstatuan asnjë shkelje, kjo i hap rrugë situatës që të shprehet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë.  Punimet për ‘Velierën’ janë bllokuar prej rreth dy vitesh, nga shkurti i vitit 2017, ndërsa kjo situatë pritet që të vijojnë në të gjitha hallkat e gjyqësorit.

Komento

Komente

  • Goni: 08/10/2018 19:06

    Shikojeni pak ne foto ,lokal bar-kafe ne taracen e Tore-s Turp dhe injorance se kush i jep keto leje

    Përgjigju
  • Sifi: 08/10/2018 15:15

    Me ne fund del e verteta se "shoqeia civile" me Sazan Gurin kandidat per deputet u PD donin te sabotonin zhvillimin turistik te Durresit . Perderisa bashkia ndryshoje projektin fuke ruajtur relikat , duke i bete te vizitueshme skishte aresye tenderpriteshin punimet . Valuera supas projejtit do hete nje veper futuruste e shtuar oer Dyrresin dhe sidomos ansablit muzeal dhe turistik te zones ku do ndertohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?