Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot janë prezantuar katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.
Në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e adminiatratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier Lefter Shehaj në postin e nënkryetarit, por Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh të tjera personale.
Kryebashkiaku Armando Subashi ka theksuar se ky është një proces që do të vazhdojë edhe në nivel instituciinesh vendore. Sipas tij struktura e re e bashkisë në dy- tre muajt në vijim do të ndryshojë tërësisht në përputhje të plotë edhe me statusin e nënpunësit civil për çdo punonjës.
Me strukturën e re tashmë bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të kenë shumë kompetenca në vendimarrjet e bashkisë.
Komente
