Politikë

Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesve të rinj! Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe sekretarit të përgjithshëm

6 Tetor, 11:11| Përditesimi: 6 Tetor, 11:30

  • Share

Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot pritet të prezantohen katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.

Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e adminiatratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier Lefter Shehaj në postin e nënkryetarit, por  Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh të tjera personale.

Me strukturën e re tashmë bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të ketë shumë kompetenca në vendimarrjet e bashkisë.

lajm ne perditesim...

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?