Bashkia e Lezhës kryen kurse trajnimi për udhërrëfyes turistik, regjistrohen 40 persona (VIDEO)

20 Shtator 2020, 20:03| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 20:17

  • Share

Edhe pse është një zonë që frekuentohet nga mijëra njerëz, Lezhës i kanë munguar udhërrëfyesit turistik. Kjo problematikë ka nxitur bashkinë e këtij qyteti në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit dhe Shkollën e mesme Profesionale "Kolin Gjoka" të hapin kurset e trajnimit për udhërrëfyes turistik. Kjo nismë është cilësuar si një mënyrë mjaft e mire për ta çuar përpara turizmin në rajonin e Lezhës.

Është shumë domethënës ky kurs për arsye se dihen resurset që ka bashkia Lezhë”, tha drejtor i Punësimit Lezhë, Fatmir Delishi.

Ky është një certifikim që njihet edhe nga vendet e tjera të bashkimit evropian. Nëse ti e nis profesionin në Shqipëri mund ta ushtrosh edhe në një vend tjetër të europës pa diskutim”, u shpreh nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Oliana Moriseni.

Cilësia e shërbimit nuk rritet vetëm me nxjerrjen e atyre nxënësve që nxjerrim ne, por edhe me projekte të tilla siç është ky që fillon sot”, tregoi  drejtori i Shkollës "Kolin Gjoka", Bardh Dedgjonaj.

Thirrjes për udhërrëfyes turistik i janë përgjigjur pozitivisht 40 persona, të cilët pas 4 muajsh do të certifikohen për të qenë gati për tregun e punës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?