Foto ilustruese

Bashkia e Lezhës: Priten reshje të dendura shiu në mbrëmje, rrezik për përmbytje! Ja ku mund të kontaktoni në rast rreziku

21 Tetor 2023, 13:39| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 13:55

  • Share

LEZHË- Bashkia e Lezhës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi mbrëmjen e sotme priten reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast urgjence. Banorët mund të telefonojnë në këtë numër telefoni: +355 68 331 2049

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si  pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  +355 68 331 2049”, thotë bashkia.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?