Bashkitë në vend e kanë të pamundur të përballojnë shërbimin në shtëpi për pensionistët e vetmuar. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri thirrje për vullnetarë, qytetarë që kanë mundësi të dalin nga shtëpia për të marrë leje, e me këtë rast edhe të ndihmojnë të moshuarit që janë vetëm në banesa, pa të afërmit e tyre.
"Nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19 , të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Nisur nga kjo, lind nevoja për vullnetarë, të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme. Çdo vullnetar/re, që bëhet pjesë e skuadrës së Bashkisë Lezhë është një ndihmë për ne! Na telefono në 0686694445 ose na shkruani në inbox ne faqen Bashkia Lezhë", thuhet në një njoftim të bashkisë së Lezhës.
Lajmi kryesor:
'Adopto një gjysh e një gjyshe!' 35 mijë të moshuar të vetmuar në Tiranë, mbi 100 mijë pensionistë! Veliaj: Jemi me staf të reduktuar, na duhet ndihma juaj (VIDEO)
G.M./ReportTv.al