KF Vllaznia

Bashkia e Shkodrës shkrin një ekip të Vllaznisë pas rënies nga kategoria

27 Maj 2018, 14:37| Përditesimi: 27 Maj 2018, 14:40

  • Share

Vllaznia ra në Kategorinë e Parë, duke konfirmuar një sezon të “zi” në prag të 100 vjetorit të formimit të klubit.

Sipas raportimeve të “ShkodraNews”, drejtuesit e klubit kuqeblu, javën e ardhme do të ndërmarrin disa vendime të rëndësishme.

E para është shkrirja e ekipit Vllaznia B, skuadër që ishte krijuar në shërbim të skuadrës së parë, e cila ra në Kategorinë e Dytë pikërisht për shkak se Vllaznia nuk mbijetoi në Superligë.

Fakti që Vllaznia ndodhet në momentin më të vështirë të historisë së vet si klub, ka bërë që drejtuesit të përqendrohen vetëm tek ekipi i parë dhe planet për rikthimin në Superligë.

Sigurisht që një pjesë e madhe e lojtarëve të Vllaznisë B do të jenë pjesë e Vllaznisë A në Kategorinë e Parë.

Gjithashtu, vendimi tjetër që pritet të merret nga drejtuesit e klubit shkodranë është ndërprerja e bashkëpunimit me disa prej lojtarëve të Vllaznisë, të cilët nuk kanë përmbushur pritshmëritë në Superligë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?