Harta dhe zonat ku ndalohet për agjenci funerale

Sociale

Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona! Shqetësim i madh qytetar

18 Gusht, 14:02| Përditesimi: 18 Gusht, 14:22

  • Share

Shkodër- Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore.

Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Benet Beci, me një postim në rrjetin social Facebook, duke shpjeguar se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme, është kthyer në një shqetësim të madh qytetar.

“Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre”, shkruan Beci mes të tjerave, teksa shpjegon edhe masat dhe hapat që duhet të ndërmerren.

25 shtatori është afati i fundit për zbatimin e këtyre rregullave, të përcaktuara me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 15, datë 3 mars 2025.

“Pas kësaj date, subjektet që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara do të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin në mjediset përkatëse”, vijohet në këtë shpjegim zyrtar.

Gjithashtu jepet edhe harta e zonave ku ndalohet ushtrimi i këtij aktiviteti në Shkodër.

Nuk do lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno, 13 Dhjetori, 28 Nëntori dhe përgjatë rrugës Hamz Kazazi. Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në godina banimi shumëfamiljare apo në shtesat e tyre. Funeralet duhet të jenë të paktën 50 metra larg nga institucionet arsimore. Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në ambiente të përbashkëta të përdorura nga subjekte të tjera dhe automjetet e shërbimit funeral nuk mund të qëndrojnë apo të parkohen në hapësira publike.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Benet Beci:

“Të nderuar qytetarë,

Prania e Agjencive Funerale dhe aktiviteteve të tyre, shpesh të vendosura pranë shkollave, banesave apo përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, ka qenë prej kohësh një shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin e Shkodrës. Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre.

Ju bëjmë me dije se 25 shtatori është afati i fundit për zbatimin e këtyre rregullave, të përcaktuara me VKB nr. 15, datë 03.03.2025. Pas kësaj date, subjektet që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara do të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin në mjediset përkatëse.

Sipas rregullores:
 • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno, 13 Dhjetori, 28 Nëntori dhe përgjatë rrugës Hamz Kazazi.
 • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në godina banimi shumëfamiljare apo në shtesat e tyre.
 • Objektet duhet të jenë të paktën 50 metra larg nga institucionet arsimore.
 • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në ambiente të përbashkëta të përdorura nga subjekte të tjera.
 • Automjetet e shërbimit funeral nuk mund të qëndrojnë apo të parkohen në hapësira publike.

Falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar një pjesë e këtyre subjekteve, të cilat tashmë kanë nisur përshtatjen me rregulloren e re".

Postimi i kryebashkiakut Benet Beci

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?