Punonjës të UKT-së gjatë rikonstruktimit të rrjetit

Kronikë

Bashkia e Tiranës dhe UKT përfundojnë investimin: Dy lagje të tjera me rrjet të ri ujësjellësi

8 Tetor 2018, 18:34| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 18:43

  • Share

Dy lagje të tjera në Tiranë do kenë një furnizim më të mirë me ujë. Bashkia e Tiranës dhe UKT janë duke përfunduar dy investime të tjera në shtrirjen e rrjetit të ri për furnizimin e qytetarëve në Njësinë 10 dhe 2 në kryeqytet. Kështu, UKT po vazhdon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës, çka pritet të sjellë më shumë ujë cilësor në shtëpitë e banorëve të kësaj lagje.

Ndërkohë që pasi i dha zgjidhje problemit të kanalizimeve me ndërtimin e një kolektori të ri në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Njësinë 2, UKT po kryen një tjetër investim, kësaj here me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit. Ky investim do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë, pasi linja tërësisht e re po ndërtohet me materiale cilësore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?