Pas ndihmave për personat në nevojë bashkia e Tiranës po shoqëron në qendrat sociale njerëzit në situatë rruge, të cilët nuk kanë strehë dhe nuk mund të ushqehen. Me këtë detyrë po merren punonjësit e bashkisë, ndërsa kryetari Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që në këto momente të vështira të mos braktisin të dashurit e tyre.
“Nuk ka vetëm njerëz të pabindur, por ka edhe nga ata që duhet t’iu zgjasim dorën për t’i ndihmuar!
Punonjësit e palodhur të Policisë Bashkiake, shoqëruan në qendrat tona sociale njerëzit në situatë rruge, për strehë dhe ushqim të ngrohtë.
Mos i braktisni prindërit tuaj. Për të gjithë ata që duan t'i rimarrin në familje, të paraqiten tek Qendra Sociale në Shkozë ose më shumë info në 0800 0888. Kujdesuni për të dashurit tuaj,”-shkruan Veliaj.
Në kohën kur gjyshërit tanë po qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës i janë bashkuar nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.