Banesa sociale

Sociale

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton

6 Dhjetor 2024, 15:20| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 15:34

  • Share

Tiranë- Bashkia e Tiranës hap thirrjen për aplikim për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat, në kuadër të programit social të strehimit.

Kjo nismë është ndërmarrë për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, duke ofruar një mundësi për strehim të përballueshëm.

Afati për aplikim sipas kësaj thirrje, për fazën e parë fillon me datën 10 Dhjetor 2024 dhe përfundon në datën 17 Dhjetor 2024.

“Bazuar në nenin 19 të ligjit nr. 22/2018 "Për strehimin social", i ndryshuar, dhe vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 104, datë 8.10.2024, thirrja për aplikime është e hapur për fazën e parë të këtij programi. Kush ndërton më shumë se 2000 m², është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes ose të vlerës së saj për banesa sociale”, thekson Bashkia.

Por si të aplikoni?

“Çdo individ/familje paraqet kërkesën për të përfituar (Faza I) nga ky program përmes portalit qeveritar "e-Albania", brenda 7 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social". Gjithashtu, bazuar në pikën 2 të nenit 14, të Iigjit nr. 22/2018 "Për strehimin Social", i ndryshuar, individi ose përfaqësuesi/ja i/e familjes, që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, u drejtohet njësive administrative ku kanë vendbanimin ose vendqëndrimin, me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin e-Albania”, sqarohet më tej.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?