Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve te ‘5 maji’

23 Tetor, 15:12| Përditesimi: 23 Tetor, 15:32

  • Share

Tiranë-31 familje dhe biznese të zonës së "5 Majit" morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.

Bashkia Tiranë organizoi pranë ambienteve të shkollës “Ardian Klosi”, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit për subjektet e shpronësuara nëpërmjet shpronësimit me shkëmbim, sipas destinacionit të përcaktuar në vendimin përkatës së Këshillit të Ministrave, në objektet e ndërtuara në lagjen e re "5 maji".

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?