Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Burime nga Bashkia e Tiranës konfirmojnë se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Kujtojmë se agjentët amerikanë çuan në rrëzimin e Blatter e Platini - miqtë “e pathyeshëm të Dukës”, që mbyllën me dënime penale karrierat e tyre!
Sipas burimeve, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë - agjencia amerikane e antidrogës - do të prezantohen me të gjitha provat e parave të pista në sport, me dijeni e mbështetje të Armand Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.
Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, që gjurmon posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e Madhe, do të kenë të hënën prova të pakundërshtueshme sipas aksionerëve të Tiranës.
Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë materiali procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë. Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin.
Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor! Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armando Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK dhe ILDKP, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.
Burime të Bashkisë së Tiranës, pohojnë se kanë përfshirë dhe konsulentë të huaj të medias për të ndërkombëtarizuar shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve, por janë devijuar për zyrat e reja të Dukës. FIFA është akuzuar prej kohësh për mungesë kontrolli me abuzimet e federatave lokale me drejtues si Duka, dhe mesa duket një valë e re mediatike për këto shpërdorime ndërkombëtare po bëhet e pashmangshme.
Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar dhe të dyshuar në një sërë veprash penale!
Kjo është hera e parë që ka një mobilizim të tillë të institucioneve ndërkombëtare për të hetuar Armando Dukën dhe abuzimet në FSHF. Javën e kaluar u ndalua nga policia delegati i tij, Fundim Dollaku, për falsifikim të firmës së Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, që të votonte paligjshmërisht Dukën.
Beteja Veliaj-Duka pritet të ashpërsohet javën që vjen me zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës, ku Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002!
Ndërsa Armando Duka kërkon një mandat të 6-të në krye të FSHF, në një kohë kur çdo ditë po zbardhen skandalet e saj me fondet, Erion Braçe u bën thirrje të gjithë kryetrarëve të bashkive që t'i japin Dukën fundin e merituar. Teksa i rreshton të gjitha humbjet që ka bërë në këto 20 vite me futbollin në Shqipëri, Braçe shkruan se falë duket është shuajtur një histori e tërë e futbollit dhe se koha e tij duhet të marrë fund. Braçe shkruan se nuk duhen dhënë më para për futbollin e Armando Dukës, por duhet të mendojnë për futbollin e fëmijëve të tyre.
"Armando Duka po kërkon një mandat të gjashtë! Ka shuar futbollin nga gjysma e Shqipërisë dhe ende kërkon të qëndrojë! Një superligë e vogël, ka përjashtuar gjysmën e Shqipërisë nga futbolli si vullnet i tij, kështu e kontrollon, paravendos, fikson. Kush fiton kampionatin, kupën, kap Evropën, pra merr paratë e futbollit-të gjitha paratë e tij e në funksion të kësaj, kush bie nga Superliga, kategoria e kush shuhet fare e vendos ai!
-Ka shuar futbollin në Lushnjën e Roza Haxhiut e gjithë Haxhilerëve që i dhanë tonin futbollit aty
-Ka shuar futbollin në Fierin e Loni Papuciut e Majacit të madh
-Ka shuar futbollin në Beratin e Arbërve, të gjithë Arbërve që bënë golat e kampionatëve në vite
-Ka shuar futbollin në Gjirokastrën e Sefedin Brahos së madh e Lefter Millos së pavdekshëm, një listë të gjatë gjirokastritesh që bën kombëtaren e Shqipërisë,
-Ka shuar futbollin në Vlorën magjike të Mexhit Haxhiut, Bejkush Birces, Flamurtarit të madh të Beogradit e Barcelonës së Kushtës e Rucit.
Është një histori e tërë e futbollit të Shqipërisë që është shuar prej tij!
E shihni çka bërë apo jo?
Është një pyetje që ja drejtoj çdo qytetari që rron me pasionin e futbollit. Është një pyetje që ja drejtoj kryetareve të bashkive të këtyre qytetarëve, gjysmës së Shqipërisë, të cilët po me thonë, qenkan përfshirë në garë për të rizgjedhur Armando Dukën! Kam një pyetje për ta, jo si deputet, asfare si i tillë, por si një njeri që çmendet pas futbollit
E dini se çfarë po bëni apo jo? Keni paguar miliona euro në 20 vite për futbollin e Armando Dukës, jo për futbollin e fëmijëve por për futbollin e Armando Dukës dhe keni marrë pas shuarjen e futbollit në qytetet tuaja! A e kuptoni sa në borxh jeni me qytetaret tuaj për t'i shkuar pas futbollit të Armando Dukës? Booooll! Ndaluni këtu! Nuk ka më para për futbollin e Armando Dukës! Ka para për futbollin e fëmijëve! Ndaj ndahuni me Armando Dukën, nuk ka më mandat për të!", shkruan Braçe.
Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. FSHF për lajmin e hetimit ndërkombëtar ka reaguar duke thënë se është një presion i bashkisë Tiranë në lidhje me zgjedhjet që do të kryhen nesër për shoqatën rajonale të Tiranës.
Beteja Veliaj-Duka pritet të ashpërsohet javën që vjen me zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës, ku Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002!
Eshte sulur politika me mish e me maç kunder Dukes. Nuk e njoh Duken por me mban shume ere sulmi ndaj tij nga politika vetem tani ne prag zgjedhjesh. Edhe thoni ka abuzuar 20 vjet dhe skeni ber asgje. Rrini ne punen tuaj e lereni sportin te veterregullohet.
PërgjigjuI erdhi apokalipsi dhe sulltan Dukes,ne mos per keto,per te tjera,mos u shqetesoni,se kane per t'ia qendisur rezymene,problem eshte pse priten kaq gjate? Per mendimin tim,nuk duhet rezuar vetem Duka,por duhen hequr te gjithe ata qe i puthen fundin e xhybes,te gjithe ata qe pranuan te shiteshin dhe te bliheshin prej tij,per te siguruar postet e tyre dhe te tijin.Ka ardhur koha qe i gjithe futbolli shqiptar te s'pastrohet,te riorganizohet dhe t'a filloje me fig.te reja,ose te respektuara, qe jane jo vetem pjese e futbollit,por dhe qe kane pasion futbollin dhe jo asprat dhe kolltukun e perjetshem.Duhen ndryshuar dhe ligjet e FSHF qe parazite si Duka te mos mbijne e vegjetojne pafundesisht ne ate post.
PërgjigjuSa kam qesh sa kam qesh. Uau. Qenka keputur ne mendere Bashkia e Tiranes. Na paska rekrutuar dhe ngarkuar me nje investigim nje skuader nderkombetare juristesh. Posi. Po qysh. Pyes veten po policia jone heroike??? Le prokurorite, nje normale dhe nje spenciale! Hapa kodin penal. Edhe thote qe hetime ne kete vend i ben vetem akuza, pra prokuroria. E cila ngarkon me kete pune policine gjyqesore. Tani ose kodi eshte leter higjenike ose do kene qene te pire ata qe kane shkruar kete dekllaraten e bashkise. Po sa bukur pa. E shkruar si per jashte shteti qe te tingelloje bukur ne gjuhen tone te bukur te skuthllikut. Ate inglize. Epo ti kete renditur me radhe nga DEA e Athines ne NCA britanike. Nga Uashingtoni ne Londer. Posi. Po qysh. Sa keq me erdhi qe ustallaret qe leftojne mafijen e Durrsit miqte tàne italane te Falkones, as i ka pjerdhur fare. Apo gjermanin. Hic. Asnje llaf. Si duket i konsideron ende aleance "nazi-fashiste" rilindja jone. E hodhi hallin ne 2013 dhe pordhi kalin ne 2017. Keq e kane Duket e Durrsit. U eshte versulur Rama me te tera baterite. Te shohim ne do ja ja aprovoje kerkesen Rames don Lazja i apo jo.
PërgjigjuArmando Duka e Agron Duka 1- Pastrim sistematik parash te droges e prostitucionit te mafiozeve te Durres e Shijak, ne Europe e Ameriken Latine. 2- Kontakte te vazhdueshme me elemente te krimit e korrupsionit ne Durres e Shijak, Tirane 3- Kontrata te paligjshme ne favor te kompanive te tij e vellait te tij 4- Futja masive e parave te droges ne kanalet e pastrimit te sportit ne Shqiperi 5- Evazion sistematik e te qenesishem te taksave 6- Mashtrime me pagat e punonjesve 7- Kontrata marketing te paligjshme 8- Blerje me para te krimit te pastrimit te parave te disa pronave, automjeteve luksoze, udhetime luksoze 9- Krim ekonomik tatimor te permasave te medha 10- Shperdorim e tjetersim te fondeve te federates se Futbollit 11- Shperdorim e tjetersim te fondeve te akorduara nga FIFA e UEFA per interesa personale 12- Shitje e trukime ndeshjesh, bastesh, per perfitime personale e te rrethit te tij te ngushte mafioz 13- Aktivitete te dyshimta biznesi nga nje numer kompanish fantazme te krijuara prej e vellait te tij 14- Minues sistematik i demokracise ne futbollin shqiptar, duke perdorur edhe metoda kercenimi e shantazhi te konkurenteve. 15- Lejimin dhe sponsorizimin e mjediseve sportive per aktivitete politike te non-grates Sali Berisha 16- Fallsifike per votime te manipuluara e te paligjshme ne zgjedhjen e tij Kryetar te Federates Shqiptare te Sporteve. Shpresojme qe USA, EU, FIFA, UEFA, CIA, DEA, FBI, Interpol, NCA, Scotland Yard, institucionet Shqiptare te Taksave, Regjistrimit te bizneseve, regjistrimit te pasurive, sigurimeve shoqerore, regjistrat e pagave te punonjesve, Doganave, Pastrimit te parave, ILDK, Policia, Prokuroria, Gjykata te pregatisin dosjet voluminoze te ketij mafiozi te tipit Mafia Ruse dhe ta sekuestrojne deri ne qindarken e fundit dhe t’a izolojne perfundimisht kete krijese te shtrember aty ku e meriton, burgun e perjetshem. Dosja e Armando Duka dhe e Agron Duka ja kalon nga volume dhe asaj te Ndraghetes. Falenderime shume Bashkise Tirane, Erion Veliajt dhe tere institucioneve te huaja dhe shqiptare ne kete aksion per clirimin e Shqiperise nga klanet e mafias.
PërgjigjuKeshtu duhet mbrojtur Armando duke.Nuk ka njeri me te ndershem.Parate e vena i ka teresisht te pastra.vetem leke vezesh.Futbolli funksionon per mbrekulli.Titullin kampion e fiton ai qe e meriton,ndersa parate Armando duke,me djersen e bbbballit.Te gjithe ne kembe per te mbrojtur Mandin,si mik i saliut.
Përgjigjuket se duroj... dot per mua cdo post shteteror sduhet te kete me shume se dy mandate... megjithate ta marre PS dhe futbollin thjesht eshte pleherllek... shurracet patronazhiste nxiten neper portale sa here ka zgjedhje ne fshf... ne zbehtesine e asgjeje te mire te ketij pushteti Rama u mundua te vjedhe gjithe reklamen e pjesmarrjes ne evropian po ajo i perket Dukes... larg duart nga futbolli se shkaterruat gjithcka
Përgjigju2à vjet ne Federate, nje diktator ne futbollin mjeran shqiptar, qe prej fund viteve 80 nuk ka nxjerre ndonje yll. Kjo edhe per faktin se nuk investohet per moshat e reja apo per struktura sportive qe t'i japn deshire femijeve te zgjedhin sportin dhe jo celularin ne nje dhome. Duka eshte i korruptuar? hajdut? Shpresojme qee drejtesia te kete prova te forta se ai duket i qete dhe i ulur si Sulltan, nuk i ben pershtypje se çfare thuhet ne media.
PërgjigjuPo si mund te dilni tani o te pacipe dhe te thoni eshte i korruptuar?! Po ti o vemje dukesh ne fytyre qe do te kapesh edhe kete institucion, ju duhet per vota dhe bertisni kapeni hajdutin. Ku ishe ti o vemje gjithe keto kohe?! Ti je me hajdut se ky por e doni edhe kete se prodhon vota pafund. Nuk e duroj dot Duken ne ate post, por kur mendoj qe mund ta kapni ju me ,mire pranoj te rri ky. Rregjim i frikshem dhe gazetari gjakpirese.
PërgjigjuPo tani me mir ta mar ky vellai i t3 gjatit se ky qelbesir qe do kishim ekioi yjesh qe u kerkonte lek ky mbeturina gjakprishur shaqirit mw kompani dhe aflet njeri ky do futur 41 bis ta po ka zot lart do japi llogari qndej plera se eshte ber si vic i ka ardh ora per te vajt ne p..h motres
PërgjigjuKane 20 vjet qe hane e pijne me duken dhe tani u kujtuan
PërgjigjuUroj te jete e vertete...dhe jo presion per ti marre leke. Se ky duka u be mbret. Duke vjedhur. Dhe te gjithe duan ti marrin ndonje kocke. Ky do zgjidhet prap. Pseudo komentatori shakohoxha thjesht u fut per te marre leke si konkurrent. Gazetari pasur eshte thjesht nje qelbesire. Mos e harroni o njerez.
PërgjigjuBravo Erion, futbolli ne shqiperi ka degraduar ne maksimum dhe eshte llum i zi i pastrimit te parave. Si aksioner i klubit te Tiranes ke pergjegjsi ta dergosh deri ne fund. Ne fakt eshte detyre edhe e qeverise dhe bashkive te tjera por jane te korruptuar.
PërgjigjuNdërsa bashkia Tiranë jo besoj, akullore si Gjushi. Ah mjer ne, Bravo Erion thotë.
Hajduti bërtet kapeni hajdutin.
PërgjigjuFiks, i vetmi institucion qe nuk e ka lartmadhnia do dhe ate.
20 vjet edhe 10 vjet ban baraz me diktatorin Enver Hoxha kshtuqe lene rahat qa asht ka ju ban?pshesh me kos asht ka han.
PërgjigjuKorrupsioni i Erion Velise ka arritur ne nivele mafioze dhe tani dashka te marre edhe Federaten. Coje dhe veten ne hetim ta shohesh se cfar ZULLUMI ke bere. Nje e ardhme me ty, eshte e frikshme.
PërgjigjuKjo eshte gjeja me pakuptim dhe qe nuk ka asnje lidhje me futbollin. Kryetari i bashkise paguhet nga taksat per te administruar sherbimet publike te qytetit dhe jo per prokuror.
PërgjigjuCfare gallate. Qe ky eshte nje person superikorruptum qe duhet shporrur kjo dihet por qe ta shporri miliarderi Mjaftist Veliaj me ate supermafiozin tjeter qe spo len prone pa vjedh Maznikun kjo pastaj eshte tragjikomedi.
Përgjigjuhahahaha hahahah hahahaha hahahahahah ahahhahaahah hahahahaha hahahaha hahhahaahah hahahahaha hahahahah hah hahaha ha hahbah ha hah apaska thirre kjtejt ppolicet e botes
Përgjigju