Pamje nga punimet e Bashkisë

Tirana

Bashkia e Tiranës investon në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, punime në dy lagje të kryeqytetit

9 Shtator 2018, 11:29| Përditesimi: 9 Shtator 2018, 13:29

  • Share

Bashkia e Tiranës ka filluar punën për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet me afrimin e stinës së vjeshtës.

Në rrugën “Muharrem Gurra”, Bashkia ka investuar një rrjet të ri kanalizimesh, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e specialistëve të UKT bashkë me mjetet e tyre punuan me kujdes në zëvendësimin e linjës së vjetër të kanalizimeve me një rrjet krejtësisht të ri dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Paralelisht është ndërhyrë edhe në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën "Kahreman Ylli", në zonën e Kinostudios, ku pas sinjalizimit nga qytetarët, specialistët u mobilizuan menjëherë duke ndërhyrë me shpejtësi.

Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij. Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?