Rreth 20 familje të komunitetit rom, të cilët kanë banuar në godinat e ish-komunales në kryeqytet në Tiranë, protestuan këtë të hënë përpara bashkisë pasi prej dhjetorit 2-23 u është ndërprerë bonusi i qirasë dhe janë njoftuar se nuk përfitojnë një banesë nga rindërtimi.
Zyrtarisht Bashkia e Tiranës sqaroi se familjet në fjalë e kishin zaptuar godinën shtetërore e cila u shkatërrua nga tërmeti i 2019 dhe përveçse nuk kanë asnjë dokument pronësie, një pjesë e tyre nuk paguan as qiranë e lidhur me Entin e banesave.
Pavarësisht kësaj, përmes një urdhri të kryebashkiakut Erion Veliaj, do të shihet mundësia që familjet të bëhen pjesë e programit për përfitimin e bonusit të qerasë dhe një banese sociale. Përmes një urdhri të kryebashkiakut Erion Veliaj, është gjetur zgjidhja nga Bashkia e Tiranës, e cila ka vendosur të vijojë me nënshkrimin e kontratës së qerasë, pa asnjë tarifë, për familjet zaptuese të godinës së ish Komunales në Njësinë 4.
Ashtu sikurse familjet e tjera, edhe kjo kategori, pavarësisht se nuk ka asnjë dokument pronësie dhe nuk kishte paguar qiranë pranë Entit, po bëhen pjesë e programit për përfitimin e bonusit të qerasë dhe një banese sociale.
Ndërkohë, për 20 familjet e tjera, që jetonin në të njëjtën godinë, të cilat janë treguar korrekte me pagesat e tyre pranë Entit dhe kanë pasur dokumentacionin përkatës, janë trajtuar që në fillim me bonus qiraje dhe do të përfitojnë edhe banesë sociale.
Futeni në Big Brother!
Përgjigju