Bashkia e Tiranës miraton bursat për më shumë se 1350 nxënës ekselentë! Veliaj: Janë vlerat e qytetit

25 Janar 2023, 18:15| Përditesimi: 25 Janar 2023, 20:41

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ditën e sotme, dha lajmin se 1355 nxënës ekselentë do të përfitojnë bursa për vitin 2022-2023.Vendimi është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku listës me 1206 nxënës i shtohen edhe 149 të tjerë.

“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit para universitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023. Kemi pasur dje një aktivitet të jashtëzakonshëm me gjithë çunat dhe gocat me dhjeta. Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer. Vërtetë në një qytet me një milion banorë janë një përqindje e vogël, por edhe majaja që fryn bukën e vogël. Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1206 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin. Pata mundësinë t’i falenderoj dhe t’u them që këta janë vipat e vërtetë të qytetit tonë. Ka lloj-lloj vipash dhe emisione me vipa, por shkojnë dhe vijnë. Këta janë ca vipa që do i dëgjojmë gjatë dhe ua dëgjojmë këngën për mirë shumë më shumë se cikli i një emisioni televiziv. Shpresoj që edhe në këto rrjetet sociale t’i promovoni dhe t’i inkurajoni. Jemi munduar edhe në tabelat e Tiranës. Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara apo ai që mëson fort dhe punon dhe është vullnetar dhe kontribuon në shoqëri. Dua që të kemi një kundër ofensivë  të anti-kulturës, me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne. Kjo është arsyeja pse ne e kalojmë buxhetin. Ne e kaluam në fund të vitit në dhjetor, por duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, kanë përfituar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar”, tha Veliaj.

Ndër të tjera në mbledhjen e parë për vitin 2023 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tërmeti i para pak ditëve, tregoi edhe njëherë se vendimi për shembjen e pallatit te rr. “Myslym Keta”, i cili u shpall i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, ishte i duhuri për sigurinë e jetës së banorëve. Veliaj theksoi se me jetët e njerëzve nuk duhet luajtur për 5 vota më shumë.

“E morëm vendimin se ishte i drejtë dhe i duhuri, por pa e ditur se do kishim tërmet në janar. Pyetja është: A bëhet njeriu faqezi vetëm për 5 vota? Abuzohet për çdo gjë, për një grusht votash. Kjo nuk shkon se ishte po ai grup që u thoshte atyre: “Rrini te pallati. Pallati s’ka për t’u prishur, këtu do flijoheni, kjo është vija e kuqe, ne nuk e lëmë bashkinë, ne do i rrimë para ekskavatorit”. Nuk ha debat vendimi i Institutit të Ndërtimit, që thotë ky pallat është për shembje. Po të kishim thënë e bëjmë pas vitit të ri, ose e bëjmë pas zgjedhjeve, se edhe ne na duhen ato 5 vota, sot do ishim përpara një tjetër përgjegjësie dhe s’do ishim këtu për të bërë këtë takim”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Ora 20:28
Veliaj: Subvencionim të qirave të shtëpive për familjet që jetojnë në konvikte, fund zënies së dhomave të studentëve

Një lajm  i mirë për të gjitha ato familje që kanë jetuar në godinat  e konvikteve të zëna pas viteve ‘90, por që mbetën të pastreha pas tërmetit të 2019. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se këto familje të cilat nuk jetojnë më në konviktet në Universitetin Bujqësor ose Qytetin Studenti, do të marrin bonus qiraje. 


““Ne tani vërtetë i kemi mbaruar 8 godina tek Universiteti Bujqësor i Kamzës, por në qoftë se ne i rikthehemi në 2023-in pushtimit të godinave me familjarë, në vend të studentëve, do të thotë që kemi hedhur një verë të vjetër në një fuçi të re. Pra kemi sjellë një mentalitet të vjetër në godina të reja. Nuk mund të vazhdojë më kjo. Kështu që ftesa për të gjithë këta banorë është që ne t’i ndihmojmë me subvencionimin e qirasë, por do ta bëjmë me qiranë e tregut, pra edhe subvencionimin do ta bëjmë siç bëmë për këto 43 familje, por aplikimi do bëhet tek secila njësi, pra te 2, 8 dhe 11-ta. Se nuk falim dot shtëpi dikujt që s’e kishte atë shtëpi. Kërkoj mirëkuptim të këtyre banorëve, nuk po i lëmë pa zgjidhje, por zgjidhja është sistemi i bashkisë për njerëzit që kanë nevojë që ne t’ju paguajmë qiranë, por jo duke i zënë dhomën një studenti. Pra nuk zgjidhim një hall, duke shkaktuar një hall, ose një problem tjetër”, tha Veliaj.


Falë këtij vendimi përfitojnë edhe studentët, pasi rritet kapaciteti i strehimit të tyre në këto kampuse universitare.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cncn: 26/01/2023 00:11

    "Burre" qe lyen floket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?