Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët

20 Korrik, 10:29| Përditesimi: 20 Korrik, 10:40

  • Share

Në këto ditë të nxehta, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar qytetarët dhe turistët e shumtë. Në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, Bashkia ka ngritur "Çadrën e Kujdesit", ku ofrohet matja e tensionit dhe ujë falas.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan:

"Në këto ditë të nxehta, kujdesemi për ju! Çadra e Kujdesit në  sheshin “Skënderbej” ofron matje tensioni, freski, dhe ujë falas për qytetarët dhe qenushat tuaj”, thotë Veliaj.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?