Tirana

Bashkia e Tiranës nis projektin ‘çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës’, miratohet marrëveshja

3 Gusht 2021, 16:56| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 21:33

  • Share

TIRANË-Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive. Këshilli Bashkiak miratoi ditën e djeshme marrëveshjen e parë me një kompani private në kuadër të nismës “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, referuar praktikave më të suksesshme perëndimore.

Ky projekt pilot do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të sigurojë shtrimin e terrenit për ofrimin e një modeli alternativ të shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve, si dhe do të mundësojë një rishpërndarje të fluksit gjithnjë në rritje të kërkesave për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik.

Bashkia e Tiranës do të ofrojë mbështetjen e saj teknike për ndjekjen e të gjitha procedurave të hapjes së “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të çerdheve dhe kopshteve pranë vendit të punës.

Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas të gjitha standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin e të gjitha kostot kapitale dhe çdo shpenzim tjetër financiar e operacional, nëpërmjet një kontrate të detajuar me Bashkinë Tiranë, që ka të bëjë me ndërtimin dhe pajisjen e godinës për “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, sipas standardeve të miratuara, deri te pagesat për ushqimin e fëmijëve dhe pagat e punonjësve të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?