Kampionati i minifutbollit mes shkollave 9-vjeçare

Tirana

Bashkia e Tiranës organizon kampionatin e minifutbollit mes shkollave 9-vjeçare

5 Prill 2018, 18:49| Përditesimi: 5 Prill 2018, 18:57

  • Share

Rreth 20 shkolla në kryeqytet po marrin pjesë në kampionatin e minifutbollit për shkollat 9-vjeçare, ku secila skuadër po ndeshet në formatin me pesë grupe. Bashkia e Tiranës ka dhënë mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe për pjesëmarrjen në këtë kampionat të shkollave jo vetëm brenda qytetit, por edhe të atyre nga zonat rurale.

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, skuadra e parë në renditje që ka grumbulluar më shumë pikë do të luaj në fazën çerekfinale. Skuadrat të cilat do të luajnë në fazën e 1\4-tave do të bëhen me short. Ndërsa, gjysmë-finalja dhe ndeshja finale e aktivitetit do të luhet tek fusha e Liqenit Artificial.

Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia Tiranë ka nxitur të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evindetojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike, me fokus, formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe për të shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës, obezitetin dhe zhvillimin e miqësive ndërmjet nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.

( Nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët po marrin pjesë në kampionatin e minifutbollit )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?