Sociale

Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, ja si është transformuar (Video)

3 Nëntor 2018, 10:08| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 10:17

  • Share

Unaza e Meme është rehabilituar së fundmi falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës gjatë verës, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Sipas Bashkisë së Tiranës, është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve veçanërisht në kryqëzime. Janë realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe janë riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës, do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Korsi të dedikuar do të kenë edhe autobusët, duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?