Bashkia e Tiranës, shpërndan pako ushqimore edhe në fshatra që janë larg kryeqytetit

13 Prill 2020, 12:53| Përditesimi: 13 Prill 2020, 12:55

  • Share

Në këto ditë të vështira për të gjithë, nën moton "Tirana një familje e madhe" bashkia vijon çdo ditë shpërndarjen e pakove me ushqime në çdo cep të kryeqytetit.  Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët të Tiranës po dërgohen ndihma ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, për të moshuarit e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Në mënyrë që askush të mos detyrohet të dalë nga shtëpia, për të shmangur epideminë që ka përfshirë gjithë botën, ekipi i Bashkisë Tiranë dhe vullnetarët dalin në terren për t'i ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?