Andi Seferi

Bashkia e Tiranës shtron darkën e iftarit me shoqatat myslimane dhe myftininë e Tiranës

27 Mars, 15:32| Përditesimi: 27 Mars, 15:33

  • Share

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Bashkia e Tiranës ka shtruar darkën e iftarit me shoqatat myslimane dhe myftininë e Tiranës. 

I pranishëm në këtë darkë, ishte nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi. Gjatë fjalës së tij, Seferi theksoi përkushtimin për të përballuar çdo sfidë duke kujtuar se përtej nevojave individuale, kemi detyrim për të mbështetur edhe njëri tjetrin.

“Sfidat vazhdojnë dhe prandaj jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë në mënyrë aktive krah për krah të gjithëve, për të përballuar çdo sfidë në çdo moment. Në këtë iftar, në këtë moment të ndarjes së bukës dhe ujit, ne nuk duhet të harrojmë se të gjithë jemi pjesë e një bashkësie dhe se përtej nevojave tona individuale, kemi detyrimin moral për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin”, tha Seferi.  

Seferi u ndal te roli i të rinjve në shoqëri duke nënvizuar detyrimin për t’u siguruar atyre një mjedis të shëndetshëm, duke i inkurajuar të përfshihen aktivisht në vendimmarrje të ndërtimit të shoqërisë.

“Ne jemi në shërbim të të rinjve tanë. Kjo më shumë se një detyrë, është një privilegj i madh. Të rinjtë nuk janë e ardhmja por janë e tashmja. Detyra jonë për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe të inkurajojmë zhvillimin e tyre në të gjitha aspektet është primare. Duke u transmetuar vlerat e respektit, dashurisë dhe ndërgjegjes së shoqërisë, duke i inkurajuar të përfshihen aktivisht në vendimmarrje të ndërtimit të shoqërisë, ne i ndihmojmë të bëhen individë të mirë por njëkohësisht investojmë në një të ardhme më të mirë të këtij vendi”, theksoi ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?