Bashkia e Tiranës tjetër mbështetje Luginës së Preshevës, Veliaj: Investojmë për shkollën ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc

28 Tetor 2023, 12:49| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 13:19

  • Share

Pas shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës do të kontribuojë edhe për një shkollë tjetër të luginës së banuar nga shqiptarë, atë në Bujanoc, e cila mban emrin e Naim Frashërit. 

“Tiranës i shkon të investojë në palestrën e shkollës sepse jemi Qyteti Evropian i Sportit. Na shkon edhe sepse besoj që fëmijët që merren me sport, ndoshta nuk do jenë të gjithë për ekip olimpik, por ama do të dinë të luajnë në skuadër....një investim për të krijuar skuadër dhe një komunitet me këta fëmijë”

Teksa priti kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli për mbështetjen e vazhdueshme për Luginën e Preshevës si një pjesë e kombit tonë që ka edhe sfidat më të mëdha.

“Ne mund të kemi beteja që janë të zgjidhshme mes nesh, se në fund të ditës janë debate brenda shtetit dhe qeverisë sonë, por është pak më ndryshe kur je në minorancë...për të ruajtur atë gjuhë, atë traditë, atë kulturë dhe për të rritur ata fëmijë me dashuri për këtë vend, për këtë komb dhe këtë kulturë që kemi”, u shpreh Veliaj.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?