Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”.
Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të njoftojnë menjëherë për ndërtimet pa leje mbi trotuare, në lulishte apo në hyrje pallatesh – problematika që shpesh pengojnë lëvizjen e lirë dhe cenojnë hapësirën publike.
Në rubrikën “Raporto”, çdo përdorues mund të dërgojë informacion të detajuar, të shoqëruar me foto dhe vendndodhjen e saktë. Pas verifikimit në terren nga strukturat përkatëse të bashkisë, merren masat e nevojshme për lirimin e hapësirës.
Bashkia nënvizon se çdo raportim ka vlerë dhe ndihmon në krijimin e një Tirane të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pengesa dhe pa zaptime.
Komente

Mirë këto zaptimin pa leje dhe shteti s badhkua bëjnë mirë. Mirëpo këto nuk duhet me harruar tarracat e oallateve,që janë blrë pronat pa asnjë dokument vetëm jahtet e fundit, në një kohë që janë pjesë të përbashkët të banorëve. Çudira fo të shikoni se çfarë nëhet në tarracat e pallateve,madje mund të bietë ndonjë zjarr dhe tarracat është e mbyllur vetëm me bravë nga jati i orstë. Çelësi duhet dhënë vetëm administratorit. Ky veprim duhet bëra sa nuk është vonë.
PërgjigjuTe vin te shohin katet e pare te lagja Kadri Rroshi, njesi Nr 3. Katet e para i kan rrethu me tela, teneqe, kan hapur dyer e ndertu shkalle nga mbrapa pallateve, ballkone e banja,se nuk ju dalin dyert kryesore qe jane ndertu pallatet. Kane pushtu kend lojrash e ndertu ca shpi te shemtuara ngjitur me njera tjetren. Ndertu shtepi ngjitur me havllin e poliklinikes( qe ne kemi rritur femijet, ne ate cerdhe, qe ish ne 1986 e ketej, deri sa filloi renimi). Kan ndertu guzhina e shtesa, qe nuk ju vim verdall pallatit per te vene rrjeta dritareve, apo noj sherbim tjeter pallatit. Hapen hapsira per parkinge e te ndertojn trotuare ku te ecim, do te shtyp makina ndoj nje, qe ecin site marre shoferet, ne ate rruge gropa gropa, qe kur na e ka lene Enveri. Po te pakten, katet e para te telat,gardh kane vene tabela “no parking”, “ mos na i ze shkallet” e ndertuara ne toke te zane.
PërgjigjuPSE NUK I SHEH VETE BASHKIA TROTUARET...KUDO QE TE SHKOSH NE TIRANE KE TROTUARE TE ZAPTUAR..
PërgjigjuShkoni në njësin 14 dhe bëni qefë.
Përgjigju