Bashkia Igumenicë i kërkon Greqisë të hapë doganën e Qafë-Botës

29 Korrik 2020, 11:08| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 17:32

  • Share

Këshilli Bashkiak i Igumenicës i bën kërkese zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi për hapjen e doganës së Mavromatit (Qafë-Botë). Sipas Këshillit Bashkiak, mbyllja e kësaj pike kufitare, shkakton dëm për ekonominë lokale. Kujtojmë që me vendim të Qeverisë Greke, kjo pikë kufitare është e mbyllur deri më 4 Gusht.

Kështu që Këshilli Bashkiak i Thesprotisë kërkon që Dogana e Mavromati të hapet menjëherë.

Çështja u ngrit gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Igumenicësa nga Zëvendësguvernatori Rajonal Thomas Pitoulis, i cili mori pjesë në takim.

Siç theksoi zoti Pitoulis, Kakavia operon me rregullat e reja dhe pa praninë e një ekipi EODY, me gjithë shpërthimin e pandemisë në Shqipëri.

Mavromati duhet të operojë me të njëjtat rregulla pasi mbyllja e stacionit kufitar ka pasoja për komunitetin lokal.

Kryetari i Bashkisë së Igumenicës Giannis Lolos, gjithashtu e karakterizoi rihapjen e Doganave si të domosdoshme, duke theksuar se kërkesa do t'i paraqitet me shkrim Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Edhe kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço i është drejtuar me një letër zv/Ministrit grek të Brendshëm, ku i kërkon hapjen e doganës së Qafë Botës. "Unë duhet të kujtoj se në Bashkine e Finiqit jetojnë më shumë se 30 mijë banorë me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët për probleme të ndryshme shëndetësore dhe të punës, duhet të lëvizin menjëherë" shkruan ai.

Kërkesa e bashkisë Finiq drejtuar autoriteteve greke

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?