Bashkia Kuçovë shpërndan ndihmat për pensionistët dhe familjet në nevojë

27 Mars 2020, 17:05| Përditesimi: 27 Mars 2020, 17:07

  • Share

Grupet e punës së drejtorisë së shërbimit social në Bashkisë Kuçovë kanë dalë në terren për t'i ardhur në ndihmë të moshuarve që kanë nevojë për blerjen e ushqimeve apo ilaçeve në këto ditë të vështira nga situata e krijuar nga koronavirusi në vend. Janë kontaktuar të gjithë pensionistet duke ju lënë një numër kontakti nëse do të kenë nevojë për shërbime. Ndërkohë  për familjet në nevojë do të shpërndahen pako ushqimore.

Grupet e punës janë vënë në shërbim të pensionistëve dhe familjeve në nevojë u dërgojnë atyre ushqime, fruta, perime, medikamente dhe çdo nevojë tjetër që ato shprehin përmes numrit të kontaktit që iu është dhënë nga bashkia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?