Kritikoi UÇK-në, Këshilli i Qarkut të Kukësit i heq titullin 'Qytetar Nderi' Veton Surroit! Rama: Lajthitje kolektive! Tërhiqet Gjici: Kërkojmë ndjesë, se menduam gjatë

27 Nëntor 2020, 16:43| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 18:11

  • Share

Publicistit dhe politikanit Kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i këtij qarku në vitin 2015. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Kukësit ditën e sotme, me motivacionin se ai ka dalë kundër luftës së UÇK dhe interesave të shtetit të Kosovës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama duke e cilësuar lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjë dhe të sqarojë njëherë e mirë dhënien e titujve dhe medaljeve që vetën në vendin tonë jepen dhe hiqen me absurditetin më të madh. Pas kësaj 'tërheqje' veshi nga kryeministri, kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici bëri prapa kthehu dhe kërkoi ndjesë duke thënë se ishte një vendim i pamenduar gjatë dhe i ndikuar nga emocionet e familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së që bënë kërkesën.

Më herët në mbledhjen e Këshillit të qarkut Kukës, kryetari Abdulla Domi tha se dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

"Deklaratat e vazhdueshme që Surroi po jep kundër luftës çlirimtare të Kosovës por dhe në përgjithësi udhëheqjes, pas disa debateve në Këshill u vendos heqja e këtij titulli për Veton Surroit. Pas disa diskutimesh dolëm në konkluzionin se ajo çfarë po bën Surroi shkon në kundërshtim me vlerat universale patriotike të qarkut të Kukësit duke sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së. Ky propozim erdhi nga dy intelektualë", tha Domi

I revoltuar ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjicin në mbledhje duke thënë se heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Jo vetëm që ai ka marrë një titull për të mbrojtur UÇK dhe ka dhënë kontribut për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Si ta kuptojmë ne këtë? Fushatë mediatike, politike kundër UÇK dhe nuk e pranojmë dot këtë 'nder të qarkut'. Ca nderi i qarkut është ky? Duhat ta heqim sot. Ai del kundra dhe del ndesh politikave dhe shtetit të ksosvës dhe ne ta mbajmë nderi i qarkut", tha Gjici.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Lidhur me çështjen e dekoratave, Rama ka kritikuar më herët edhe presidentin Ilir Meta, duke thënë se i jap ato pa kriter për heronjtë e luftërave të shkuara, ndërsa e quan një marrëzi të pashoqe, që e bën atë gazin e botës. Madje në draftin për Ligjin për Presidentin,  mazhoranca ia ka kufizuar këtë kompetencë, ku ai nuk  mund të japë një dekoratë, nëse nuk merr konfirmimin nga ana e organit propozues.

Ora 18:00
Rama i 'tërhoqi' veshin për titullin e Surroit,  Safet Gjici kërkon falje: Se menduan gjatë kërkesën emocionale të familjarëve të UÇK

Pas reagimit të kryeministrit Rama se heqja e titullit 'qytetar nderi' për Veton Surroi nga Këshilli i qarkut Kukës si një vendim absurd dhe lajthitje kolektive, ka bërë prapa kthehu kryetari i bashkisë, Safet Gjici i cili kërkon ndjesë për këtë vendim të nxituar. Gjici shprehet se nuk e mendoi gjatë vendimin dhe se u rrëmbye nga kërkesa emocionale e 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

"Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për  UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale", shkruan Gjici.

 

Ora 16:52
Veton Surroit i hiqet titulli 'Qytetar nderi' në Kukës, Rama: Lajthitje kolektive!Parlamenti të ndërhyjë njëherë e mirë për çështjet e titujve dhe medaljeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së titulli "Qytetar Nderi" për Veton Surroi nga Këshilli i Qarkut të Kukësi duke e cilësuar si një lajthitje kolektive dhe se parlamenti duhet të ndërhyjnë njëherë e mirë lidhur me çështjen e titujve dhe medaljeve. Rama nuk ka nguruar të prek edhe çështjen e medaljeve të dhëna nga presidenti Ilir Meta për heronjtë e luftrave të shkuara që sipas tij janë gjëra absurde që ndodhi vetëm në Shqipëri, ku titujt jepen dhe hiqen sipas dëshirës së një personi.

"Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s'mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s'ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s'ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd", shkruan Rama

Komento

Komente

  • Goni: 28/11/2020 00:32

    Me heret, Kryeministri u diktonte ndertuesve se ca ngjyre duhet te kishin kabinat. Tenderat, prokurimi e kontrata kanje nje ngjyre, te themi X. Por jo, meqe i do qefi Rames duhet te ndryshohet. E imagjinoni se cfare skandali ne nje vend te themi, Gjermani?! Tani, ksshilli idiot i PS ne Kikes i heq nje titull nje personazhi si Surroi. Sapo e mer vesh "lideri" thote joo, gabim. Fap terhiqet "keshilli". Se menduam gjate thote kryetari kokderr i bashkise. Pse a thua mendon shkurter ??? Pra tjeter skandal, ekzekutivi nderhyn ne punet e pushretit lokal. Ne nje vend demokratik e shtet ligjor, te themi Izrael, policia e kishte kap prej bythe nje kryeminister kaq abuziv dhe e kishte rras brenda. Ne Shqiperi ka nje SPAK qe per kete pune gjoja u ngrit dhe te ha mender... . Ska gajle, mos e publikoni. Lexojeni per qef se nuk dua tu flase Padron Karlo.

    Përgjigju
  • Tani: 27/11/2020 20:10

    Veton SHARLLOTANIN e shpallëni " Qytetarë ka.." m bi cilat patine e dekoruat një HIQ FARE!! Sa Lek keni marr për ketë , se Surrosi ka Lenin!??!

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/11/2020 18:52

    O bo bo qfar është duke ndodhur me vendet tona...mjerim!

    Përgjigju
  • Laert: 27/11/2020 18:50

    S'e menduam gjate, jo se menduam gjate sic e keni shkruar ju injorante se keshtu si e keni shkruar i bie qe e kane menduar gjate, jo te kunderten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?