Bashkia e Kukësit

Bashkia Kukës propozon faljen e  taksës për biznesin e vogël për 5 muaj, pritet miratimi në mbledhjen më të afërt

10 Prill 2020, 12:12| Përditesimi: 10 Prill 2020, 12:17

  • Share

Bashkia e Kukësit për t'u ardhur në ndihmë bizneseve pritet ti propozojë Këshillit Bashkiak faljen e taksave vendore për 5 muaj për hapësirën publike dhe shtyrjen e disa taksave për biznesin e vogël. Propozimi është bërë nga kreu i bashkisë së Kukësit dhe pret miratimin e Këshillit Bashkiak.

Sipas kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjiçi taksa vendore për hapësirat publike të paguhet vetëm për 7 muaj në territorin e Kukësit.

Gjiçi tha se Bashkia do t’i propozojë  Këshillit Bashkiak shtyrjen e të gjithë taksave të tjera vendore deri në 20 qershor dhe nuk do të ketë penalitete me qëllim lehtësimin e biznesit të vogël në këtë situatë emergjente.

Pritet që Këshilli Bashkiak  Kukës në mbledhjen e afërt  të miratojmë këto ndryshime dhe propozime të Bashkisë Kukës të nevojshme në ndihmë të biznesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?