Foto ilustruese

Bashkia Lezhë njoftim për banorët: Pasnesër në orët e para të mëngjesit pritet furtunë shiu

27 Gusht 2023, 19:05| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 19:12

  • Share

LEZHË- Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për mot të keq në dy ditët në vijim. Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten pasnesër në orët e para të mëngjesit.

Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të  nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit:  ‪+355 68 331 2049.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?