Bashkia Lezhë zeron borxhin prej 4.7 miliardë lekësh! Ndreu: Më shumë investime dhe shërbime për qytetarët

4 Tetor, 15:21| Përditesimi: 4 Tetor, 15:22

  • Share

Në vitin 2019-të, Bashkia e Lezhës do të trashëgonte një borxh prej 4.7 miliardë lekësh si rezultat i trashëgimit nga ish-komunat që nuk ishte shlyer ndër vite. 5 vite më vone, ky detyrim është zëruar, duke duke u bërë e para njësi vendore në Shqipëri pa borxhe.

Kjo arritje është prezantuar përmes një aktiviteti të gjerë, ku krahas administratës së Bashkisë ishin të pranishëm dhe shumë qytetarë dhe drejtues të institucioneve të tjera. Në fjalën e tij para të pranishmeve kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se miremenaxhimi i të ardhurave ka sjellë këtë përformance pozitive.

Shlyerja e borxhit do të thotë investime dhe shërbime më shumë për qytetaret lezhjanë si dhe angazhim për të shtuar ndjeshëm këto investime edhe në të ardhmen tha Ndreu.

I pranishëm në këtë moment të rëndësishëm për Bashkinë Lezhë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se përfitues të përformances pozitive të njësie vendore janë të gjithë banoret e Lezhës pa dallime politike.

Bashkia e Lezhës ka një buxhet vjetor prej 1.8 miliardë lekë, por ndërkohë të ardhurat e saj nga taksat dhe tarifat vendore kanë ardhur duke u rritur vit pas viti si pasojë e rritjes së bazës së tatueshme dhe efikasitetit në grumbullimin e këtyre të ardhurave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?