Foto nga festivali i sazeve

Sociale

Bashkia Lushnje riorganizon festivalin ‘Kabaja Myzeqare’! Pjesëmarrës nga disa qytete, e fiton grupi i sazeve të Dumresë

10 Korrik, 16:35| Përditesimi: 10 Korrik, 16:38

  • Share

Bashkia Lushnje, për të pestin vit me radhë, organizoi në njësinë administrative Krutje festivalin e sazeve "Kabaja Myzeqare".

Në këtë festival merrnin pjesë grupet e sazeve nga Lushnja, Fieri, Barazi, Belshi, Kuçova, Dimali, si dhe Grupi i Fier-Sheganit. Artistët dhe interpretuesit popullorë dhe profesionistë, për mbi 3 orë, kanë krijuar një larmi muzikore me virtuozitetin e tyre.

Drejtoresha e festivalit, zonja Briselda Dervishi, shprehet se kjo nismë synon ripërtëritjen e vlerave të kalasë Myzeqare.

Juria, në përfundim, ka shpallur fitues grupin e sazeve të Dumresë që përfaqësojnë Bashkinë e Belshit.

Fituesit e interpretimit më të mirë ishin klarinetistët Fredi dhe Aleksandër Mjeshtri, babë e bir, të cilët janë shprehur se e kanë ruajtur traditën të trashëguar nga gjyshi tek babai dhe nga babai tek më i riu i familjes, Aleksandër Mjeshtri.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?