Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse është çarë, përmbyten banesat (VIDEO)

28 Janar 2021, 08:13| Përditesimi: 28 Janar 2021, 11:11

  • Share

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër, pasi situata e përmbytjeve është përkeqësuar si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Lajmi është bërë me dije nga vetë bashkia shkodër me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan se kjo situatë ka ardhur si  rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji ka vërshuar me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore, thuhet në njoftim.

1611824852_shkodra.jpg

Sipas bashkisë kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, shkruan bashkia.

Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë jo pak probleme në disa prej qyteteve. Në zonën e Elbasanit, fryhet përroi i Zaranikës dhe lumi Shkumbin ku kanë sjellë shumë prurje duke rrezikuar banesat e zonave përreth. Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati i tyre. Në zonën e Fushë-Krujës mbi 50 banesa janë të rrethuara nga uji. Mbi 10 familje janë avakuuar nga fshati Fitore për shkak të prurjeve të shumta nga lumi Vjosë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?