Kultura

Bashkia Shkodër shkarkoi dy aktorët e teatrit ‘Migjeni’, Shkreli dhe Doda: Vendimi me prapavijë politike

30 Korrik, 15:42| Përditesimi: 30 Korrik, 15:50

  • Share

Aktorët e teatrit "Migjeni" në Shkodër Simon Shkreli dhe Vladimir Doda kanë reaguar publikisht përmes një deklaratë për media duke cilësuar nisjen e procedurës për shkarkimin nga detyra aspak të drejtë dhe me prapavijë politike. Shkreli thotë se e gjithë kjo ka nisur nga zyra e kulturës në bashkinë Shkodër .

‘Unë e di se këto shkarkime kanë një prapavijë politike, unë skam lidhje me politikën, unë jam aktor, jam diplomuar për aktrim. Kam 20 vite eksperiencë këtu dhe kam ardhur këtu kam hyr me shfaqje. Ju mund të pyesni dhe të merrni relacione, nëse shihni një që unë kam refuzuar role dhe jam vonuar në prova atëherë dakord po i pranojë, por nuk ekziston një i tillë’, tha Simon Shkreli.

Aktori Vladimir Doda thekson se pretendimet e bashkisë së Shkodrës për mungësen e roleve në teatër nuk janë të sakta pasi janë shumë aktivitete të tjera ku ata kanë qenë pjesëmarrës ndërsa thekson se regjisorët që kanë fituar projekte kanë ardhur me trupa të gatshme nga Tirana.

‘Është biseduar se sipas vlerësimit që ka bërë bashkia ne rezultojnë pa produktivitet, se si maten këto parametra ia kemi kërkuar me shkrime dhe na kanë dhënë një tabelë ku janë vetëm sasia e roleve. Ne këtu nuk jemi në mënyrë politike, ne bëjmë aktivitete të ndryshme. Ajo që është për mua arbritare është largimi pa paralajmërim më parë’, tha ai.

Me herët ka pasur dhe një reagim nga bashkia Shkodër e cila ka sqaruar se procedurat për largime e tyre kanë nisur pasi ka munguar efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësia e dy aktoreve në punë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?