Bashkia shpërndan ndihma për Pashkë, Veliaj në shtëpinë e një të moshuari: Krishti, në Pashkë, na mësoi se jeta e mund vdekjen

12 Prill 2020, 18:00| Përditesimi: 12 Prill 2020, 18:04

  • Share

Në festën e Pashkëve bashkia e Tiranës është kujdesuar më së shumti për të ndihmuar familjet dhe pensionistët të cilët e festojnë këtë festë dhe gjenden vetëm. Gjithsesi sot nuk u lan pas dorë as familjet në nevojë, pak a shumë siç është bërë çdo ditë në këtë periudhë të vështirë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjet e Ndoc Tushës dhe Marie Gilardit, të cilët këtë periudhë të vështirë po e kalojnë larg fëmijëve të tyre.

Teksa kërkoi që të respektojnë masat e marra për të qëndruar në banesë, ai i siguroi se për çdo nevojë, nuk do t’u mungojë ndihma e institucioneve dhe e dhjetra të rinjve vullnetarë që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të  moshuarit e vetmuar.

“Gëzuar Pashkët! Të kam sjellë vezët e Pashkëve sepse më thanë që i feston. E di që i ke fëmijët larg, por nuk doja që ta kaloje Pashkën pa një vizitor. Vetmia është e vështirë, por duhet të bëhesh i fortë. Edhe Krishti, në Pashkë, këtë na mësoi: se jeta e mund vdekjen, shpresa e mund mërzinë. Sapo të kalojë kjo situatë, do vijnë edhe nipat e mbesat të të vizitojnë,”- i tha një të moshuari Veliaj.

Sakaq nismës së bashkisë së Tiranës iu bashkua sot edhe gazetari Blendi Salaj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Com tironci: 12/04/2020 21:17

    Bej detyren z Velija merr tiranen ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?