Lirimi i zyrave nga FRD-ja

Kronikë

Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD-së pa asnjë incident, Sali Shehu këtë herë edhe pa Metën nuk bën rezistencë

4 Qershor 2021, 11:15| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 13:59

  • Share

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka rimarrë dje zyrat e Frymës së Re Demokratike, të cilat ia kishte dhënë me qira, pa asnjë incident.

Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të Qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.

Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet. Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Lirimi i zyrave solli një përplasje të ashpër mes Sali Shehu, presidentit Ilir Meta kundër efektivëve të policisë, të cilët ishin aty për të zbatuar urdhrin e Bashkisë Tiranë për lirimin e  zyrave që janë në pronësi të saj.  I zhveshur nga kostumi i presidentit, kreu i shteti mësyu me forcë në ambientet e kësaj selie duke larguar policët e duke u kërcënuar se do t'i çonte me duart e tij në burg, moment ky i sjellë me video nga Report Tv.

1616495221_1615551507meta.jpg

Presidenti Ilir Meta gjatë përplasjes në zyrat e FRD-së

Bashkia e Tiranës i kërkoi kryetarit të FRD, Sali Shehu, të lirojë katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas përfundimit të kontratës 4 vjet më parë.  Megjithatë, edhe pse Sali Shehu pretendonte se duhet të ketë një zyrë falas, me ikjen e Bamir Topit, FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Për pasojë, Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra. 

Lirimi i zyrave nga FRD-ja

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?