Dezinfektimi në Tiranë

Bashkia Tiranë vijon dezinfektimin në hyrje të pallateve dhe vendstrehimeve

9 Korrik, 09:30| Përditesimi: 9 Korrik, 09:32

  • Share

Në këto ditë të nxehta vere ekipet e Bashkisë Tiranë kanë marrë masa që të mos ndjehen shqetësimet nga insektet duke dezinfektuar disa lagje, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.

Ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.

Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.

Bashkia Tiranë do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?